Sherr masiv mes disa personash në Kosovë, 3 të lënduar. Shpallen në kërkim autorët

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një sherr masiv është regjistruar mes disa personash në Obiliq në Kosovë. Policia bën me dije se tre persona janë sulmuar fizikisht nga tre persona të tjerë pas një mosmarrëveshjeje.

Nga kjo ngjarje kanë mbetur të lënduar 3 persona. Autorët pas dhunimit të të lënduarve kanë dëmtuar edhe mjetin e tyre. Të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore ndërsa të dyshuarit janë shpallur në kërkim.

“Fsh. Mazgit, Obiliq / 25.06.2026 – 02:25. Tre viktimat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore, pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht nga tre të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilët më pas u kanë dëmtuar edhe veturën. Tre viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport

The post Sherr masiv mes disa personash në Kosovë, 3 të lënduar. Shpallen në kërkim autorët appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: