Fabien Barthez ribashkohet me Zinedine Zidane, në “ekipin e trajnerëve” të Francës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

 Trajneri i Francës, Zinedine Zidane, u ribashkua me Fabien Barthez, pasi ai u caktua si trajneri i ri i portierëve të ekipit kombëtar të enjten.

Zidane dhe Barthez luajtën së bashku kur Franca fitoi Kupën e Botës në vitin 1998 dhe Kampionatin Evropian në vitin 2000.

Barthez u paraqit 87 herë për Francën dhe ndeshja e tij e fundit ishte finalja e Kupës së Botës 2006, ku Zidane u ndëshkua me karton të kuq në kohën shtesë për një goditje me kokë ndaj mbrojtësit Marco Materazzi.

55-vjeçari Barthez luajti për Toulouse, Marsejë, Manchester United dhe Monaco gjatë karrierës së tij.

Zidane zgjodhi David Bettonin si ndihmës trajner të enjten, kur u zbulua stafi i ekipit francez. Bettoni ishte ndihmëstrajner i Zidanes edhe te Real Madridi, ku Zidane e udhëhoqi klubin spanjoll drejt tre titujve radhazi të Ligës së Kampionëve nga viti 2016 deri në vitin 2018.

Franca do të luajë në transfertë kundër Turqisë për Ligën e Kombeve më 25 shtator dhe do të luajë në Belgjikë tre ditë më vonë. Ky do të jetë edeh starti i “epokës” Zidane.

The post Fabien Barthez ribashkohet me Zinedine Zidane, në “ekipin e trajnerëve” të Francës appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: