Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari këtë të shtunë dhe homologu i tij në në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski nënshkruan në Peshkopi Marrëveshjen për vendosjen e pikave të përbashkëta kufitare dhe zbatimin e kontrolleve të përbashkëta ndërmjet dy shteteve, të njohur si “One stop”.
Me këtë marrëveshje i hapet rrugë pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës, një nge doganat më problematike në Shqipëri, me fluks të lartë.
Me firmosjen nga ana e palës shqiptare, brenda disa ditëve pritet krijimi i një sistemit të përbashkët ku në hyrje do të kontrollohet vetëm nga njëra palë.
Sipas marrëveshjes, në hyrje në Maqedoni kontrollon vetëm pala maqedonase dhe në hyrje në Shqipëri kontrollon vetëm pala shqiptare.
The post “One stop”, nënshkruhet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta appeared first on Euronews Albania.
