Von der Leyen mirëpret marrëveshjen Izrael-Liban

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përmes një reagimi në ‘X’ ka mirëpritur marrëveshjen midis Izraelit dhe Libanit. Ajo shtoi se nuk mund të ketë paqe në Lindjen e Mesme me Libanin në flakë.

“Falënderimet e mia për SHBA-në për ndërmjetësimin”, tha von der Leyen në një deklaratë të postuar në mediat sociale.

“Hapat kryesorë të ardhshëm janë çarmatimi i grupeve jo-shtetërore dhe ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial libanez. BE-ja është e gatshme të mbështesë këtë rrugë drejt stabilitetit të qëndrueshëm rajonal, gjithashtu me ofrimin e vazhdueshëm të ndihmës humanitare shumë të nevojshme me 100 milionë euro të mobilizuara për të zhvendosurit”, shtoi ajo.

Edhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani ka deklaruar se Roma është gati të ofrojë mbështetje diplomatike për marrëveshjen e sapo nënshkruar Izrael-Liban dhe mund të kontribuojë në një mision ndërkombëtar të ardhshëm pas mandatit të forcës paqeruajtëse të OKB-së.

The post Von der Leyen mirëpret marrëveshjen Izrael-Liban appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: