Harry Kane këtë të mërkurë dhuroi spektakël teksa vulosi fitoren e Anglisë me dy golat e tij në pjesën e dytë. Gola të cilat ndihmuan Anglinë të mposhtë Kongon dhe ti sigurojë vetes një vend në raundin e 16-tave në Kupën e Botës të mërkurën.
Ai barazoi rezultatin me një gjuajtje me kokë, pasi Brian Cipenga i kishte dhënë Congos një epërsi surprizuese në pjesën e parë. Kane më pas shënoi golin vendimtar në këndin e sipërm të portës në minutën e 86-të në stadiumin Mercedes-Benz.
Për pjesën më të madhe të ndeshjes, Anglia dukej se po shkonte drejt njërës prej surprizave më të mëdha në historinë e Kupës së Botës. Ata do të luajnë më pas kundër bashkë-organizatorit Meksikës në raundin e 16-të në Mexico City të dielën.
The post Anglia në raundin e 16-tave të Kupës së Botës, Kane vendimtar kundër Kongos me dy golat e tij appeared first on Euronews Albania.
