Presidenti i FC Barcelonës, Joan Laporta, pranoi të mërkurën se klubi ka bërë “një ofertë të fortë” për të nënshkruar me sulmuesin argjentinas të Atlético Madridit, Julián Álvarez. Megjithëse ai paralajmëroi se oferta ka një datë skadimi.
“Deco bëri një ofertë me një shumë të caktuar duke e ditur se lojtari ka dashur të vijë te Barça për një kohë të gjatë, madje edhe para se të shkonte te Man.City.
Ne do ta mbajmë këtë ofertë për aq kohë sa e konsiderojmë të nevojshme, por nuk do të jemi në mëshirën e Atlético de Madrid”, shpjegoi Laporta gjatë ceremonisë së betimit si president i Barcelonës, në deklarata të cituara nga EFE.
Atletico Madrid ka deklaruar disa herë se nuk planifikon ta shesë Julián Álvarez, megjithëse lojtari deklaroi publikisht gjatë Kupës së Botës se dëshira e tij është të largohet nga klubi.
The post Presidenti Laporta i Barçës, del hapur: Oferta për Julián Álvarez është e qëndrueshme appeared first on Euronews Albania.
