E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, përsëriti thirrjen e saj që Kosova të diversifikojë furnizimet e saj me energji me gazin e lëngshëm natyror (LNG) amerikan.
Diplomatja amerikane kërkoi që Kosova të bëhet pjesë e nismave rajonale të LNG-së, që mbështeten nga SHBA-ja, gjatë ndarjes së çmimeve për partneritetin SHBA-Kosovë të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.
“Gjatë fjalimit të saj, ajo mirëpriti vendimin e Kosovës për të hequr taksat doganore ndaj mallrave të SHBA-së dhe avokoi që Kosova të diversifikojë furnizimet e saj me energji me LNG-në amerikane për të siguruar investime amerikane në të ardhmen”, u tha në njoftimin e Ambasadës amerikane të publikuar në rrjetet sociale.
Së voni, Prattipati disa herë i ka bërë thirrje Qeverisë në detyrë të Kosovës që t’i bashkohet nismave rajonale të LNG-së, duke argumentuar se kjo do t’i ndihmonte vendit të sigurojë të ardhmen e vet energjetike.
The post Prattipati përsërit thirrjen: Kosova të furnizohet me gazin e lëngshëm natyror amerikan appeared first on Euronews Albania.
