Gjendet një armë ushtarake brenda një automjeti pranë sinagogës në Paris, evakuohen 300 persona

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Rreth 300 persona janë evakuuar si masë paraprake nga një lagje në periferi të Parisit, pranë një sinagoge hebraike, pasi një automjet i dyshimtë është afruar pranë objektit të kultit.

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunes, bëri të ditur se ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në zonën Charleroi, ku jeton një komunitet i madh hebre.

Gjatë kontrollit të automjetit, autoritetet gjetën një “armë ushtarake”, ndërsa ka nisur një hetim për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes. Deri më tani, motivi dhe identiteti i personit të dyshuar nuk janë bërë të ditura.

Ministri Nunes deklaroi për televizionin francez BFM se evakuimi u krye si masë sigurie, ndërsa autoritetet vijojnë verifikimet lidhur me automjetin dhe personat e përfshirë.

The post Gjendet një armë ushtarake brenda një automjeti pranë sinagogës në Paris, evakuohen 300 persona appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: