Një zjarr i fuqishëm që përfshiu një kantier ndërtimi në qendër të Brukselit dyshohet se ka shkaktuar rreth 20 viktima, ndërsa autoritetet belge vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për personat e raportuar të zhdukur.
Sipas informacioneve paraprake, disa trupa janë gjetur brenda njërit prej dy ashensorëve të kantierit ku po zhvillohej një projekt i madh rinovimi në sheshin “Place de Brouckere”. Deri më tani nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse viktimat e gjetura janë pjesë e listës së gjashtë punëtorëve të shpallur të zhdukur.
Në momentin e shpërthimit të zjarrit, në kantier ndodheshin më shumë se 200 punëtorë. Tre persona janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë kontrollet në zonë.
Autoritetet belge kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, ndërsa bilanci i viktimave pritet të përditësohet pas përfundimit të operacioneve të kërkimit.
The post Zjarr masiv në një kantier ndërtimi në Bruksel! Dyshohet për rreth 20 viktima, vijojnë kërkimet për të zhdukurit appeared first on Euronews Albania.
