Trump shkon me helikopter në finalen e Kupës së Botës, presidenti amerikan shfaqet pas xhamit antiplumb (FOTO)

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në stadiumin “MetLife” në New Jersey për të ndjekur nga afër finalen e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë mbërriti me helikopterin presidencial “Marine One”, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Melania Trump. Në tribunë, Trump është shfaqur pranë presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, ndërsa është filmuar pas një xhami mbrojtës antiplumb, si pjesë e masave të shtuara të sigurisë.

Trump do të ketë gjithashtu rolin e dorëzimit të trofeut për skuadrën që do të shpallet kampione e botës pas finales.

Në stadium është i pranishëm edhe Mbreti Felipe VI i Spanjës, i shoqëruar nga Mbretëresha Letizia dhe kryeministri spanjoll Pedro Sánchez. Finalja në “MetLife” po ndiqet nga rreth 82 mijë tifozë.

The post Trump shkon me helikopter në finalen e Kupës së Botës, presidenti amerikan shfaqet pas xhamit antiplumb (FOTO) appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: