Bashkimi Evropian është bashkuar me UEFA-n për të kritikuar planin e kontestuar të FIFA-s për krijimin e një kompanie të re tregtare me investim të jashtëm, për të shitur një pjesë të aksioneve të Kupës së Botës.
“Komercializimi i pandalshëm i futbollit po e gërryen atë”, ka deklaruar komisioneri për Sportin, Glenn Micallef në një postim në rrjetin “X”.
Ai ka shtuar se përshtatja e kompetencave rregullatore të FIFA-s me interesat financiare të entiteteve private përbën një shqetësim serioz për Komisionin Evropian.
FIFA njoftoi të martën planet për të krijuar një subvencion me vlerë 20 miliardë dollarë për të menaxhuar Kupën e Botës dhe evente të tjera, duke u ofruar 20 për qind të aksioneve investitorëve të jashtëm.
Kjo do t’i jepte anëtarëve të FIFA-s shansin për të pasur akses në 20 milionë dollarë kapital për investime afatgjata.
Por lëvizja ka shkaktuar një reagim të ashpër të UEFA-s, që e akuzon organin qeverisës të futbollit se po nxjerr në shitje “shpirtin” e lojës.
“Komisioni Evropian do t’i studiojë këto propozime me kujdes”, ka thënë Micallef lidhur me njoftimin, duke nënvizuar se, në bazë të traktateve të BE-së, rregullat e sportit janë subjekt i ligjeve të Unionit dhe kanë një impakt në ekonominë evropiane.
FIFA po punon me kompaninë njujorkezë “JP Morgan”, ndërkohë që mes investitorëve që mund të përfshihen janë Joshua Kushner, vëllai i të cilit, Jared, është i martuar me vajzën e presidentit Trump, Ivanka.
Njoftimi ka shkaktuar kritika të shumta. “Kupa e Botës nuk është një produkt. Ajo është kompeticioni më i madh në botën e sportit dhe askush nuk ka të drejtë ta shesë”, deklaroi kryeministri britanik, Andy Burnham.
The post BE kundër propozimit të FIFA-s për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës appeared first on Euronews Albania.
