Grupi i njohur koreano-jugor BTS ka njoftuar se nuk do ta paraqesë muzikën e tij për shqyrtim në Çmimet Grammy 2027, duke shprehur kundërshtimin ndaj mënyrës se si ndahen kategoritë sipas gjuhës dhe rajonit.
Lajmi u bë publik përmes një deklarate të përbashkët në Instagram, të publikuar nga të shtatë anëtarët e grupit.
“Kemi vendosur të mos marrim pjesë në Grammy këtë vit. Shpresojmë që muzika të dëgjohet dhe të vlerësohet për atë që është, në vend që të ndahet sipas rajonit ose gjuhës”, thuhet në deklaratë.
Vendimi vjen pasi Akademia e Regjistrimit prezantoi një kategori të re për Performancën më të Mirë të Muzikës Pop Aziatike, e cila kërkon që këngët e nominuara të përmbajnë përdorim të konsiderueshëm të një gjuhe aziatike. Albumi më i fundit i BTS, këndohet kryesisht në anglisht, çka do ta përjashtonte atë nga kjo kategori.
Njoftimi i grupit është interpretuar nga shumë fansa si një kritikë ndaj ndarjes së artistëve sipas origjinës ose gjuhës, në vend që të konkurrojnë në mënyrë të barabartë në kategoritë kryesore.
Pavarësisht bojkotit, BTS pritej të ishte ndër pretendentët kryesorë në Grammy 2027, pasi albumi “Arirang” u rendit ndër më të shiturit e vitit, ndërsa kënga “Sëim” arriti vendin e parë në SHBA.
Grupi, i formuar në vitin 2013, ka marrë disa nominime në Grammy gjatë karrierës së tij dhe ka performuar disa herë në ceremoninë prestigjioze, por ende nuk ka fituar një çmim. Me këtë vendim, BTS i bashkohet artistëve të tjerë si The Ëeeknd dhe Drake, të cilët kanë kritikuar ose bojkotuar më parë ceremoninë e Grammy-ve.
The post BTS bojkoton Grammy 2027: Muzika nuk duhet të ndahet sipas gjuhës apo rajonit appeared first on Euronews Albania.
