Dy aviona për shuarjen e zjarreve përplasen në Greqi gjatë operacionit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Dy avionë të angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve në Greqi janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë hedhjes së ujit mbi vatrat e flakëve.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Megarës, ku mjetet ajrore po merrnin pjesë në përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarret.

Sipas informacioneve paraprake, të dy pilotët kanë arritur të shpëtojnë dhe nuk raportohet për viktima. Autoritetet pritet të zbardhin rrethanat e plota të incidentit.

The post Dy aviona për shuarjen e zjarreve përplasen në Greqi gjatë operacionit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: