Një incident është regjistruar këtë të shtunë në sallën e Kuvendit të Kosovës gjatë zhvillimit të seancës parlamentare.
Kryeministri Albin Kurti është goditur me vezë nga deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriu, në kohën kur po zhvilloheshin diskutimet në sallë.
Gjatë punimeve të seancës, deputetja e opozitës ka hedhur vezë në drejtim të Kurtit, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të punimeve.
The post Incident në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti goditet me vezë nga deputetja Kadriu e Aleancës (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.
