Kurti pas incidentit në Kuvend: Nëse hedhja me vezë është çmimi për marrëveshje, jam i lumtur ta paguaj

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas incidentit të regjistruar sot në Kuvend, ku u godit me vezë nga deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, në kohën kur po fliste në foltore.

Përmes një deklarate për mediat, shefi i qeverisë u shpreh i gatshëm të përballet me veprime të tilla nëse kjo i shërben arritjes së marrëveshjeve politike dhe ecjes përpara të proceseve shtetërore.

“Nëse hedhja me vezë është çmimi që duhet të paguaj për t’u takuar dhe për të arritur marrëveshje, jam shumë i lumtur ta bëj këtë,” deklaroi Kurti.

Sipas kryeministrit, prioriteti i qeverisë mbetet funksionalizimi i institucioneve dhe kapërcimi i ngërçit politik, pavarësisht tensioneve dhe formave të zgjedhura nga opozita.

The post Kurti pas incidentit në Kuvend: Nëse hedhja me vezë është çmimi për marrëveshje, jam i lumtur ta paguaj appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: