Dron shpërthyes në aeroportin e Leipzigut, gjenden gjurmët e ADN-së

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Pas zbulimit të një droni shpërthyes pranë një avioni ukrainas Antonov në aeroportin e Leipzig, janë gjetur gjurmë ADN-je.

Sipas gjetjeve të reja, të raportuara nga e përjavshmja Die Zeit , pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se rreth orës 19:30 droni fluturoi qëllimisht drejt avionit ukrainas të mallrave dhe u përplas në krahun e tij. ku e ka goditur Antonovin afër rezervuarit të karburantit të avionit.

Sipas raportit, një shofer autobusi në aeroport vuri re pajisjen e rrezikshme katër orë pas përplasjes. Ai shkeli mbi dron me këmbë por, eksplozivët ndodheshin diku larg.

Pesë ditë pas incidentit në Aeroportin e Leipzigut, gazetat Bild dhe Die Zeit raportojnë se hetuesit kanë siguruar gjurmë ADN-je në dronin që nuk shpërtheu. Asnjë individ nuk është identifikuar ende, por, sipas mediave , ka pasur një përputhje në bazën e të dhënave të ADN-së evropiane dhe gjurma dyshohet të jetë nga Lituania.

Përveç kësaj, thuhet se ADN-ja e siguruar përputhet me atë të një sulmi me zjarrvënie më 20 korrik 2024 në qendrën logjistike të DHL në Aeroportin e Leipzigut.

Pas zbulimit të dronit në Leipzig, Zyra e Prokurorit Publik Federal po heton mbi dyshimet për tentativë shpërthimi të një pajisjeje shpërthyese dhe për rrezikim të trafikut ajror. Kancelari Friedrich Merz deri më tani ka shmangur çdo aludim se Rusia mund të jetë përgjegjëse për incidentin. Gjatë një vizite në Leipzig, Ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt foli vetëm për përfshirjen e mundshme të “fuqive të huaja” .

Kremlini mohon çdo përfshirje të Rusisë në sulmin me dron në Leipzig. Në Telegram, ambasada ruse në Berlin e përshkroi atë si një “provokim të drejtuar kundër Moskës” dhe paralajmëroi për “një valë të re histerie anti-ruse në Gjermani”./Euronews.com

The post Dron shpërthyes në aeroportin e Leipzigut, gjenden gjurmët e ADN-së appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: