Senatorja republikane amerikane Joni Ernst po zhvillon një vizitë në Kosovë, ku të martën u takua me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutas.
Në takimin me Haxhiun u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë, çështjet e sigurisë dhe rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Haxhiu e cilësoi Ernstin si “mike të dëshmuar të Kosovës” dhe një zë të rëndësishëm në mbështetje të partneritetit Kosovë-SHBA.
Gjatë takimit, Haxhiu e dekoroi senatoren amerikane me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontributin e saj në forcimin e partneritetit mes dy vendeve dhe mbështetjen për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.
Ernst, e cila është anëtare e Komitetit për Shërbimet e Armatosura të Senatit amerikan, zhvilloi gjithashtu një takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutas.
The post Senatorja amerikane, Joni Ernst viziton Kosovën appeared first on Euronews Albania.
