Sot rreth orës 19:30, në rajonin e Bragançës të Portugalisë , do të ndodhë eklipsi total i Diellit, ku menjeherë një orë pas tij do të ketë edhe një shi meteorësh.
Ngjarja është konsiderohet e rrallë sepse eklipsi i fundit total i dukshëm nga Portugalia kontinentale ka ndodhur në vitin 1912.
Por eklipsi nuk do të jetë i vetmi fenomen këtë mbrëmje. Nga ora 21:30 e së mërkurës, rreth një orë pasi eklipsi të përfundojë në Portugalinë kontinentale, do të ketë edhe një shi meteorësh. Këta meteorë, të njohur si Perseidet, lënë një gjurmë drite ndërsa kalojnë nëpër atmosferë.
Ky është një shi meteorësh vjetor, zakonisht aktiv nga mesi i korrikut deri në fund të gushtit. Kulmi zakonisht ndodh rreth 12 dhe 13 gushtit.
Meqenëse Hëna do të jetë praktikisht e re, qielli do të jetë shumë i errët dhe kushtet do të jenë veçanërisht të favorshme për të vëzhguar fenomenin.
Eklipsi total, i cili korrespondon me 100%, do të jetë i dukshëm vetëm në Parkun Natyror Montesinho, në Bragança. Eklipsi i thellë i pjesshëm, me mbulim midis 92% dhe 99%, mund të vërehet në të gjithë Portugalinë kontinentale.
The post Një eklips diellor i ndjekur nga një shi meteorësh! Portugalia përgatitet për dy ngjarje të rralla qiellore appeared first on Euronews Albania.
