Putin: Do të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë ndaj BE-së

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar me kundërpërgjigje ndaj vendeve të Bashkimit Evropian nëse ato zbatojnë planet për sekuestrimin e anijeve tregtare ruse.

Duke folur të mërkurën gjatë një vizite në Yuzhno-Sakhalinsk, në rajonin e Sakhalinit, Putin i cilësoi planet e vendeve të BE-së si “pirateri dhe grabitje”.

“Nëse kjo fillon të zbatohet në praktikë, ne do të detyrohemi të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë”, deklaroi Putin.

Sipas presidentit rus, disa vende të BE-së po përpiqen të kufizojnë lëvizjen e anijeve tregtare ruse, duke shkelur, sipas tij, ligjin ndërkombëtar detar. Ai tha se Rusia është në dijeni të planeve për sekuestrimin dhe shitjen e pronave të këtyre anijeve.

Putin paralajmëroi se çdo kundërpërgjigje ruse nuk do të kufizohej domosdoshmërisht në zonat ku mund të kryheshin konfiskimet. “Kudo që ne e konsiderojmë të nevojshme dhe të përshtatshme”, tha ai, duke përfshirë edhe rajonin e Paqësorit.

The post Putin: Do të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë ndaj BE-së appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: