Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi të akuzuar për krime lufte në Vushtrri

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar të mërkurën se ka ngritur aktakuzë kundër një personi të indentifikuar me iniciale S.S për krime lufte kundër popullsisë civile shqiptare gjatë periudhës së luftës në vitet 1998-1999, në komunën e Vushtrrisë.

Në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale, gjatë konfliktit në Kosovë, në fshatin Reznik të komunës së Vushtrrisë, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave ushtarake dhe policore serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e nëntë civilëve shqiptarë.

Disa prej viktimave, sipas aktakuzës, u dogjën për së gjalli, ndërsa disa të tjerë u dogjën pasi ishin vrarë nga forcat serbe. Gjithashtu, sipas aktakuzës, në bashkëryerje me persona të armatosur, ai plaçkiti familjet shqiptare dhe më pas dogji shtëpitë e tyre.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Speciale:

Prishtinë, 12 gusht 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.S., për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri S.S., më 06 prill 1999 në fshatin Reznik të Vushtrrisë, në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe dhe tashmë të dënuarin nga Gjykata Themelore në Prishtinë S.T., mori pjesë në vrasjen e nëntë civilëve shqiptarë.

Disa prej viktimave, sipas aktakuzës u dogjën për së gjalli, ndërsa disa të tjera u dogjën pasi ishin vrarë.

Gjithashtu, sipas aktakuzës, S.S., në bashkëryerje me persona të armatosur, hyri në shtëpitë e familjeve shqiptare, i plaçkiti ato dhe më pas u vunë flakën.

Rasti i është dorëzuar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri ndodhet në paraburgim.

The post Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi të akuzuar për krime lufte në Vushtrri appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: