Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe Aleancës përplasen me të VV-së

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Tensione në Kuvend ka pasur të mërkurën në mesditë, gjatë aktiviteteve të Kuvendit me qytetarët. Deputetët e partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës, kanë penguar deputetët dhe figura të Vetëvendosjes në sallën e Kuvendit.

Sa herë që deputetët e VV-së janë afruar për të folur me qytetarët në aktivitetin e hapur, deputetët e PDK-së kanë brohoritur dhe kanë protestuar duke u kërkuar të mbajnë seancën konstituive.

Në disa momente ka pasur raste kur deputetë të opozitës kanë bërë përpjekje për t’i nxjerrë nga salla ata të VV-së.

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës nuk e kanë lejuar as ministren në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla, të flas në aktivitetin që po mbahet me qytetarë në Kuvendin e Kosovës.

Gërvalla u përball me brohoritjet e PDK-së: Demokraci, UÇK.

Paraprakisht edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, u përball me të njëjtën situatë, me ç’rast nuk e mbajti as konferencën për media në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Pas përplasjes me deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nuk e ka vazhduar aktivitetin me të rinjët në Kuvend e as nuk e ka mbajtur konferencën për media në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Ajo është përballur me thirrjet e deputetëve të PDK-së për ta ftuar vazhdimin e seancës konstituive.

Haxhiu ka thënë se as konferencën për media në hollin e Kuvendit nuk do ta mbajë pa u larguar deputetët e PDK-së.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është përgjigjur të mërkurën lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

I pyetur nëse do t’i përgjigjet kërkesës së PDK-së, e cila është mbledhur në Kuvend dhe po kërkon që procesi i konstituimit të Kuvendit të vazhdojë, Kurti u përgjigj shkurt duke iu referuar një aktiviteti me të rinjtë.

“E kemi një takim për rininë në Ditën Ndërkombëtare të saj në Kryeministri”, tha Kurti, raportoi EO.

PDK-ja ndërkohë ka kërkuar që procesi i konstituimit të Kuvendit të vijojë pa vonesa të mëtejshme, duke insistuar se deputetëve duhet t’u mundësohet ushtrimi i mandatit të marrë nga qytetarët.

gijotina.com/

The post Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe Aleancës përplasen me të VV-së appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: