Dyshohet për sulm ndaj KFOR-it dhe policisë në maj të 2023-it, arrestohet një person në Zveçan

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Policia e Kosovës ka njoftuar këtë të diele se ka vënë në pranga një person në Zveçan. Sipas njoftimit operacioni u zhvillua me urdhër të Prokurorisë Speciale pasi personi me inicialet I.M. akuzohet për disa vepra penale.

Sipas njoftimit ai akuzohet për sulm ndaj personit zyrtar, pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizm, bashkim për veprimtari kundërkushtetuese dhe rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare.

Bëhet e ditur se I.M. dyshohet për përfshirjen në sulmet e dhunshme kundër pjesëtarëve të trupave paqeruajtëse të KFOR-it dhe atyre të Policisë së Kosovës, ngjarje këto të regjistruara gjatë tensioneve të muajit maj të vitit 2023 në veri të vendit.

“Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda nga Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale, kanë arrestuar të dielën në Zveçan personin me inicialet I.M., nën dyshimet për kryerjen e veprave penale:

– Sulm ndaj personit zyrtar;

– Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizm;

– bashkim për veprimtari ; kundërkushtetuese;

– rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare;

I.M. është arrestuar në Zveçan, pas ndërmarrjes së shumë veprimeve hetimore. Ai dyshohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale në përputhje me ligjin dhe standardet më të larta ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

The post Dyshohet për sulm ndaj KFOR-it dhe policisë në maj të 2023-it, arrestohet një person në Zveçan appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: