Zjarri në hotelin e Vlorës, reagon Albin Kurti: Jemi të tronditur, po monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zjarrit që përfshiu një hotel në Lungomaren e Vlorës, ku pjesa dërmuese e të lënduarve ishin shtetas të Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Kurti shprehet i tronditur nga ngjarja dhe bën me dije se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet në Shqipëri për të marrë informacion mbi gjendjen e qytetarëve të Kosovës.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit, një zjarr përfshiu një hotel në Vlorë, ku si pasojë u lënduan katër shtetas të Republikës së Kosovës, tre prej të cilëve po marrin trajtim spitalor në Tiranë dhe një në Vlorë.

Jemi të tronditur nga lajmi dhe po e monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri. Të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, shkruan Kurti.

The post Zjarri në hotelin e Vlorës, reagon Albin Kurti: Jemi të tronditur, po monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: