Të paktën 20 persona u plagosën kur një autobus që transportonte më shumë se 50 pasagjerë, kryesisht studentë nga Gjermania, u përmbys në Holandë mëngjesin e së hënës.
Në rrugën A28 pranë Vezepit, autobusi doli nga autostrada pasi u përplas me një furgon shpërndarjeje, raporton NOS holandeze.
Sipas zyrtarëve lokalë, autobusi goditi furgonin e shpërndarjes nga prapa, duke bërë që ai të devijonte dhe të përfundonte përmbys në anën tjetër të rrugës.
Në autobus kishte më shumë se pesëdhjetë vetë, kryesisht studentë nga Gjermania.
Tetë persona u dërguan në spital me lëndime, përfshirë shoferin e furgonit të shpërndarjes.
Disa prej tyre janë në gjendje të rëndë, njofton policia.
Përveç të lënduarve që u desh të transportoheshin në spital, një numër i madh i të tjerëve me lëndime të lehta u ekzaminuan në vend.
Fotot e publikuara në mediat holandeze tregojnë se zjarrfikësit i nxorën ata përmes çatisë së autobusit.
Të plagosurit, siç u tha, morën kryesisht prerje nga xhami.
Autostrada A28 u mbyll në të dyja drejtimet pas aksidentit.
The post Autobusi me nxënës gjermanë përmbyset në Holandë, të paktën 20 të plagosur appeared first on Euronews Albania.
