Në Vlorë u zhvillua për herë të parë një ekspozitë filatelike kushtuar Nënë Terezës, me pulla postare nga 118 vende të botës.
Ekspozita, me titullin “Nënë Tereza, Shenjtorja që Preku Botën”, u organizua nga filatelisti Gjon Marku dhe u mbështet nga Bashkia e Vlorës.Koleksioni tërhoqi qytetarë dhe turistë, ndërsa figura e Nënë Terezës u vlerësua si një simbol shqiptar me jehonë ndërkombëtare.
Në aktivitet ishte e pranishme edhe Kisha Katolike, e cila e cilësoi veprën e saj si shenjë të dashurisë dhe përkushtimit.
The post 116-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, Vora çel ekspozitën e veçantë për nder të Shenjtores Shqiptare appeared first on Euronews Albania.
