Këngëtari kosovar Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti, është dënuar me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë për një çështje penale që lidhet me posedimin e paligjshëm të armës, kanosjen dhe dëmtimin e pasurisë.
Vendimi është marrë nga gjyqtarja Edita Çanta. Sipas vendimit, dënimi me burgim nuk do të ekzekutohet nëse Gjesti nuk kryen një vepër tjetër penale gjatë periudhës së provës, e cila zgjat dy vite.
Përveç dënimit me kusht, gjykata e ka dënuar atë edhe me 6 mijë euro gjobë.
Rasti lidhet me një incident në një studio muzikore në Kosovë.
Sipas akuzës, Gjesti kishte hyrë në ambientet e studios duke poseduar një armë zjarri, tip pistoletë, dhe kishte kanosur pronarin e saj pas një konflikti lidhur me të drejtat muzikore dhe zbatimin e një kontrate.
Për këtë rast, ai ishte akuzuar për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Në bazë të vendimit të gjykatës, këngëtari nuk do të vuajë dënimin me burg nëse gjatë dy viteve të periudhës së provës nuk kryen një tjetër vepër penale
Gjesti është një nga këngëtarët e njohur nga Kosova. Ai mori një vëmendje të gjerë të publikut shqiptar edhe pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania”, ku u shpall fitues.
The post Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë appeared first on GIJOTINA.
