PDK-ja konfirmon pjesëmarrjen në vazhdimin e seancës konstituive

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Partia Demokratike e Kosovës, PDK ka vendosur të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive, e cila do të mbahet të mërkurën. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se deputetët e partisë së tij do të paraqiten në seancë, me shpresën që konstituimi i Kuvendit do të ndodhë.

Ai ka pohuar se është me rëndësi që Kosova t’i ketë institucionet e saj para vendimit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.

“Partia Demokratike e Kosovës do të jetë me datën 12 dhe do të jetë me datën 16. Është e nevojshme, është e domosdoshme që Republika e Kosovës ta ketë Kuvendin e konstituar, që kjo ka të bëjë edhe me peshën dhe rëndësinë e datës 16”, tha ai.

Kreu i PDK-së foli edhe për mundësinë e adresimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se kjo do të varet edhe nga zhvillimet në ditët në vijim. Hamza e konfirmoi Vlora Çitakun si kandidate për nënkryetare të Kuvendit nga radhët e PDK-së.

The post PDK-ja konfirmon pjesëmarrjen në vazhdimin e seancës konstituive appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: