Flamujt e UÇK-së “pushtojnë” Prishtinën, qytetarët mblidhen për të pritur vendimin e Hagës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Mbështetës të ish-krerëve të UÇK-së janë mbledhur këtë të mërkurë edhe në qytetin e Prishtinës. Përveç dhjetëra persona që kanë udhëtuar drejt Hagës, qindra qytetarë janë mbledhur në Prishtinë në pritje të vendimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarët e mbledhur në shesh shihen me flamuj të stema të UÇK-së teksa presin me shpresën për një aktgjykim lirues ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

“Në emër të popullit, shpallen të pafajshëm”, është një nga parullat më të mëdha të afishuara në shesh.

The post Flamujt e UÇK-së “pushtojnë” Prishtinën, qytetarët mblidhen për të pritur vendimin e Hagës appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: