Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, tha se Dhomat e Specializuara të Kosovës janë institucion i pavarur i drejtësisë, duke kërkuar që vendimet e saj të respektohen.
“Vendimet e saj duhet të respektohen dhe të dënuarit kanë të drejtë apelimi”, shkroi ajo në X, pasi katër ish-eprorët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u shpallën fajtorë për krime lufte.
“U bëj thirrje të gjithë aktorëve në rajon që të ndihmojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës. Vetëm përmes pajtimit, shtetet e rajonit mund të tejkalojnë ndasitë dhe të bëjnë hapa para drejt një të ardhmeje të përbashkët në BE”, u shpreh Kos.
The post Kos bën thirrje për respektimin e vendimit të Speciales: Shtetet e rajonit të tejkalojnë ndasitë përmes pajtimit appeared first on Euronews Albania.
