Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar se aktgjykimi i shkallës së parë nuk ndryshon rrethanat historike të luftës së zhvilluar në Kosovë.
Në një reagim të bërë publik në rrjetet sociale, autoritetet kroate shprehen se Kosova dhe populli ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda të kryera nga regjimi i Slobodan Millosheviçit. Sipas tyre, përgjegjësia individuale e personave të dënuar nuk duhet të përdoret për relativizimin e këtyre krimeve apo për të vënë në pikëpyetje lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Ky vendim nuk e ndryshon kontekstin historik të luftës në Kosovë apo faktin se Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda nga regjimi i Millosheviqit.
Përgjegjësia individuale e një personi nuk mund të shërbejë si bazë për relativizimin e atyre krimeve apo për vënien në dyshim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, thuhej në deklaratë.
gijotina.com/
The post Kroacia: Vendimi i Hagës nuk e ndryshon kontekstin e luftës në Kosovë appeared first on GIJOTINA.
