“Nuk ndryshon konteksti historik i luftës në Kosovë”, Kroacia reagon pas vendimit të Hagës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ministria e Jashtme e Kroacisë ka reaguar pas aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ministria thotë se vendimi nuk është përfundimtar dhe gjykimi nuk ndryshon kontekstin historik të luftës në Kosovë.

Kroacia merr në dijeni aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ky është një aktgjykim jo përfundimtar dhe ne nuk dëshirojmë të paragjykojmë rezultatin përfundimtar të procedurës”, thuhet në reagim.

Ministria kroate thekson se aktgjykimi nuk ndryshon kontekstin historik të luftës në Kosovë dhe faktin se Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda të regjimit të Sllobodan Millosheviçit.

“Në të njëjtën kohë, ky aktgjykim nuk e ndryshon kontekstin historik të luftërave në Kosovë, e as faktin se Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda të regjimit të Millosheviqit. Përgjegjësia individuale e personave të caktuar nuk mund të shërbejë si bazë për relativizimin e këtyre krimeve, apo për vënien në pikëpyetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, përfundon reagimi.

The post “Nuk ndryshon konteksti historik i luftës në Kosovë”, Kroacia reagon pas vendimit të Hagës appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: