“S’kemi asgjë me policinë”, Nasim Haradinaj iu drejtohet protestuesve: Të bëjmë thirrje për unitet

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj iu është drejtuar protestuesve të mbledhur para objektit të Qeverisë të mbledhur aty pas dënimit me 91 vjet burgim të katër ish-krerëve të UÇK-së nga shkalla e parë e Gjykatës Speciale në Hagë.

Haradinaj tha se ata nuk kanë “asnjë gjë” me Policinë”.

“Asnjë gjë me Policinë tonë nuk kemi. Ne e kemi me njerëzit që na përfaqësojnë politikisht dhe ata nuk na përfaqësojnë veç një parti, por të gjithë kanë gabime dhe ne duhet të thërrasim për unitet, bashkim dhe veprime konkrete. E gjithë politika bashkë! Bashkim! Bashkim! Bashkim! Vetëm kjo na çon përpara”, tha ai.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

The post “S’kemi asgjë me policinë”, Nasim Haradinaj iu drejtohet protestuesve: Të bëjmë thirrje për unitet appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: