“Pafajësi, drejtësi për ish-krerët e UÇK”, ambasadori shqiptar hyn në gjykatën e Hagës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ambasadori i Shqipërisë në Holandë, Artur Kuko këtë të mërkurë është bashkuar me dhjetëra mbështetës të ish-krerëve të UÇK-së për të marrë pjesë në seancën që do të zhvillohet në Gjykatën Speciale në Hagë ku do të jepet vendimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Ambasadori në një prononcim ë shkurtër për gazetaren e Euronews Albania, Esmeralda Mulaj u shpreh se është optimist dhe do të jepet drejtësi për ta.

“Pafajësi, drejtësi. Jam shumë optimist”, tha ai shkurtimisht para se të futej në ambientet e gjykatës për të ndjekur procesin gjyqësorë.

Lidhur me këtë vendim të rëndësishëm, dhjetëra persona kanë udhëtuar nga vende të ndryshme të botës për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Të pranishëm janë edhe familjarë të ish-krerëve të UÇK-së të cilët janë futur në ambientet e gjykatës.

The post “Pafajësi, drejtësi për ish-krerët e UÇK”, ambasadori shqiptar hyn në gjykatën e Hagës appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: