Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca këtë të mërkurë ka folur në një deklaratë të shkurtër për mediat para se te futej në ambientet e Gjykatës Speciale në Hagë.
Konjufca u shpreh se dhjetëra figura ndërkombëtare dëshmuan luftën e drejtë mbrojtëse të popullit shqiptar të Kosovës. Ai theksoi se pret një aktgjykim lirues për katërshen drejtuese të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ajo luftë u zhvillua nga UÇK-ja, këtë ushtri e drejtoi shtabi i përgjithshëm dhe në këtë shtab kurrë nuk ka pasur asnjëherë ndonjë mekanizëm të përbashkët kriminal”, tha Konjucfa ndër të tjera.
The post Konjufca nga Haga: Presim vetëm aktgjykim lirues appeared first on Euronews Albania.
