Pritet vendimi për ish-krerët e UÇK, mbështetës dhe familjarë mblidhen para Gjykatës Speciale

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Këtë të mërkurë pritet të jepet vendimi në Gjykatën Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së. Lidhur me këtë vendim të rëndësishëm, dhjetëra persona kanë udhëtuar nga vende të ndryshme të botës për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Të pranishëm janë edhe familjarë të ish-krerëve të UÇK-së mes tyre edhe djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi. Gjithashtu në ambientet e jashtme të Gjykatës Speciale pati një incident ku të pranishmit kanë kërkuar që një gazetar nga Kosova të largohet nga vendi i ngjarjes.

Gazetarja e Euronews Albania, Esmeralda Mulaj ka bërë me dije se mbështetësit kanë kërkuar që gazetari të largohet për shkak të qëndrimeve që ka mbajtur më parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Për të shmangur ndonjë përshkallëzim, djali i Thaçit është spostuar deri sa të jetë e mundur futja në ambientet e Gjykatës Speciale.

“O Hashim ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke”, po thërrasin një zëri mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së.

The post Pritet vendimi për ish-krerët e UÇK, mbështetës dhe familjarë mblidhen para Gjykatës Speciale appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: