Moment emocionues, vajza e Jakup Krasniqi publikon videon me të bijën e vogël që puth protretin e gjyshit, “Të pres me mall e dashur”.
Një moment emocional ka ardhur në prag të shpalljes së verdiktit për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Në një video të publikuar në TikTok, një vajzë shihet teksa puth portretin e gjyshit të saj, Jakup Krasniqit. Krahas pamjeve, është vendosur mbishkrimi: “Unë s’jam e lirë, pa lirinë tënde, gjysh”.
Mesazhi shoqërohet edhe me një dedikim të Gresës, e cila ka shkruar: “Prej tokës e gjer në qiell, do të jetoj me krenari që në gjakun tim, në trupin tim të vogël, rrjedh gjaku yt ilir!”. Në fund të postimit ajo ka shtuar: “Të pres me mall e dashuri!”.
Publikimi vjen në një ditë të rëndësishme për procesin gjyqësor në Hagë, pasi sot në orën 10:00 pritet të nisë seanca përfundimtare ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ku pritet të bëhet i ditur verdikti.
The post “Unë s’jam e lirë, pa lirinë tënde, gjysh” , mbesa e vogël puth portretin e Jakup Krasniqit para vendimit në Hagë appeared first on Euronews Albania.
