Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sërish pranë ndërtesës së Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX, në zonën industriale të Prishtinës, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tubimi vjen pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat dënuan Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin për krime lufte, me dënime që variojnë nga 13 deri në 25 vite burgim.
Situata pranë ndërtesës së EULEX-it është tensionuar, ndërsa disa prej të pranishmëve kanë hedhur gurë në drejtim të godinës.
EULEX-i ka rol mbështetës ndaj Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, duke ofruar mbështetje logjistike dhe operacionale. Bashkimi Evropian është gjithashtu financuesi kryesor i institucioneve të Specializuara.
Protesta zhvillohet në një kohë kur në Kosovë ka pasur reagime të shumta pas vendimit të shpallur në Hagë.
Ndërkohë, udhëheqësit politikë në Kosovë kanë bërë thirrje për qetësi dhe përmbajtje, duke kërkuar që reagimet ndaj vendimit të mos shoqërohen me incidente apo dëmtim të pronës.
gijotina.com/
The post Qytetarët mblidhen sërish pranë EULEX-it pas vendimit në Hagë appeared first on GIJOTINA.
