Mbretëria e Bashkuar ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-liderëve të UÇK-së, duke bërë thirrje që vendimi të mos shfrytëzohet për të nxitur tensione dhe që reagimet të jenë paqësore.
Në reagim është kërkuar respekti për pavarësinë e procesit gjyqësor dhe është theksuar rëndësia e drejtësisë, llogaridhënies dhe pajtimit në rajon. Sipas qëndrimit britanik, vendimi lidhet me përgjegjësinë individuale dhe nuk përbën gjykim ndaj shtetësisë, sovranitetit apo të drejtës së Kosovës për të përcaktuar të ardhmen e saj.
Britania e Madhe ka kërkuar nga udhëheqësit politikë dhe figurat publike që të tregojnë përgjegjësi dhe të shmangin deklaratat që mund të rrisin tensionet ndërmjet komuniteteve. Ata kanë përsëritur gjithashtu angazhimin për paqe, drejtësi dhe siguri në Ballkanin Perëndimor.
gijotina.com/
The post Vendimi i Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Londra: Reagimi të mos nxis tensione appeared first on GIJOTINA.
