Përleshje mes mbështetësve të UÇK-së dhe policisë kanë shpërthyer në Hagë, pas vendimit të marrë nga Gjykata Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Autoritetet vendase ndërhynë për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike, duke përdorur mjete shtrënguese, përfshirë ujin, për shpërndarjen e protestuesve. Siç shihet edhe nga pamjet, situata është e tensionuar teksa disa shqiptarë kanë ndërhyrë për të ndaluar bashkëkombësit e tyre për përleshje fizike me policinë.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me 25 vite burgim. Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim. Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim.
The post Vendimi i Gjykatës Speciale, mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së përplasen me policinë në Hagë (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.



Clash between angry protesters and police in The Hague over the verdict of the Kosovo Specialist Chambers.