Begaj për dënimin e ish-krerëve të UÇK: Trishtim i thellë, liria ka emër

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar këtë të mërkurë lidhur me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Ai shprehet se vendim i sotëm është një trishtim i thellë dhe shtoi se për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk e njollos UÇK-në.

“Trishtim i thellë për vendimin e sotëm. Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie.

Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në! Liria ka emër”, shkruan Begaj.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me 25 vite burgim. Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim. Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim.

The post Begaj për dënimin e ish-krerëve të UÇK: Trishtim i thellë, liria ka emër appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: