13-vjeçari sulmon me thikë mësuesen në një shkollë në Romë, donte ta transmetonte live në Telegram

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një sulm u regjistrua të premten në mëngjes në një shkollë në Romë. Një nxënës 13-vjeçar sulmoi mësuesen e tij, duke e spërkatur fillimisht në fytyrë me sprej me piper dhe më pas duke e plagosur me thikë.

Sipas informacioneve fillestare, i mituri u përpoq të filmonte sulmin në celular dhe futej live nëTelegram, por një nga shokët e tij të klasës arriti ta ndalonte.

Telefoni celular u konfiskua nga policia, me qëllim që të ekzaminohej dhe të përcaktohej se çfarë ndodhi saktësisht dhe nëse sulmi ishte regjistruar apo transmetuar.

Studenti u dërgua në stacionin e policisë i shoqëruar nga prindërit e tij, ndërsa hetimet për rrethanat e sakta të incidentit janë duke vazhduar.

Pas incidentit, Ministri i Arsimit i Italisë, Giuseppe Valditara kontaktoi drejtoreshën e shkollës, Wanda Giacomini, duke shprehur ngushëllimet e tij për mësuesen e plagosur dhe komunitetin e shkollës.

Sipas informacionit të transmetuar nga agjencia ANSA, 13-vjeçari nuk kishte shkaktuar probleme deri më sot dhe përshkruhet si një nxënës i qetë. Ndikimi i mundshëm i mediave sociale dhe përmbajtjes online është një nga çështjet që po shqyrtohen, por ende nuk është sqaruar se çfarë çoi në sulm.

The post 13-vjeçari sulmon me thikë mësuesen në një shkollë në Romë, donte ta transmetonte live në Telegram appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: