Fishkëllima kundër ministres Gërvalla, protestuesit kërkojnë shkarkimin e saj! Zbulohen edhe kërkesat e tjera (VIDEO)

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Prej disa minutash po vijon protesta në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së teksa qytetarët kanë bërë thirrje mesazhe ndaj qeverisë.

Pjesëmarrësit shprehën revoltën e tyre ndaj ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla duke fishkëllyer. Ata gjithashtu i kanë bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që ta shkarkojë atë. Gjatë protestës ata kanë bërë me dije edhe kërkesat e tyre mes të cilave kërkohet shfuqizim ose ndryshim i Gjykatës dhe Ligjit të Dhomave te Specializuara.

Gjithashtu, u kërkua një angazhim në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke përfshirë mbulimin e plotë financiar dhe angazhimin e ekspertëve më të njohur ndërkombëtarë për mbrojtjen e tyre juridike.

The post Fishkëllima kundër ministres Gërvalla, protestuesit kërkojnë shkarkimin e saj! Zbulohen edhe kërkesat e tjera (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: