Shpërthim në një poligon stërvitjeje ushtarake në Suedi, 7 të plagosur

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Të paktën shtatë persona u plagosën në Suedi kur pati një shpërthim në një poligon qitjeje në Carlsborg.

Shtatë burra të moshës 20 deri në 30 vjeç u plagosën dhe pesë persona janë në njësinë e kujdesit intensiv, dhe asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën, tha spitali Skarborg për agjencinë e lajmeve TT.

“Mund të konfirmoj se shtatë persona u plagosën dhe u dërguan në spital. Ata janë punonjës, jo rekrutë, megjithëse nuk mund të themi nëse janë oficerë apo ushtarë”, tha oficeri i Marrëdhënieve me Publikun i Forcave të Armatosura, Mikael Ogren.

Sipas njoftimeve, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 16:00.

Spitali Skaraborg njoftoi fillimisht, rreth orës 20:00, se katër persona të plagosur ishin në kujdes intensiv, por më vonë e korrigjoi këtë numër në pesë.

“Mund të konfirmoj se kemi marrë shtatë persona të plagosur, dy prej të cilëve kanë lëndime të lehta. Janë burra në të njëzetat ose të tridhjetat e tyre. Pesë persona që janë në kujdes intensiv kanë pësuar lëndime serioze, por jeta e tyre nuk është në rrezik”, tha Camilla Silvesse, drejtuese e shërbimit të komunikimit në Spitalin Skaraborg.

Policia po e heton incidentin si aksident në punë.

Sipas Forcave të Armatosura, të plagosurit po trajtohen për lëndime, përfshirë ato të shkaktuara nga shrapnel, raporton SVT West.

The post Shpërthim në një poligon stërvitjeje ushtarake në Suedi, 7 të plagosur appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: