Protesta në Prishtinë/ Djali i Kadri Veselit: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e tyre

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, po merr pjesë në protestën e cila po zhvillohet në Prishtinë.

Gjatë një prononcimi për mediat, Klestor Veseli u shpreh se nuk e ka humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e saj.

Ai theksoi se familjet dhe mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së po kërkojnë korrigjim të një gabimi që ka qenë i zhytur në politikë.

“Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore, tek drejtësia e tyre. Ne vetëm po kërkojmë korrigjim të një gabimi që ka qenë i zhytur në politikë. Faleminderit edhe juve që po i kushtoni vëmendje kësaj pune”, tha Klestor Veseli.

The post Protesta në Prishtinë/ Djali i Kadri Veselit: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e tyre appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: