Kristjan Asllani shkëlqen në Turqi, gol dhe asist në fitoren e Besiktas ndaj Gaziantep

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kristjan Asllani ka qenë protagonist absolut në fitoren 2-0 të Besiktas në transfertë ndaj Gaziantep.

Mesfushori i kombëtares shqiptare dha asistin në golin e parë dhe më pas realizoi vetë golin e dytë, duke i siguruar ekipit tre pikë të rëndësishme në garën për objektivat europiane.

Në minutën e 7-të, Asllani ekzekutoi saktë një goditje nga këndi dhe Djalo shënoi me kokë për 1-0. Më pas, Besiktas fitoi një penallti, të cilën e mori përsipër vetë Asllani, duke e kthyer në gol me një goditje të fortë për 2-0, rezultat që vulosi pjesën e parë.

Ky ishte goli i dytë i tij në Superligën turke, ndërsa në total ka regjistruar edhe dy asiste në 12 ndeshje, me 727 minuta lojë. Në pjesën e dytë, pavarësisht rasteve të krijuara, rezultati mbeti i pandryshuar dhe Besiktas u kthye me tre pikë në Stamboll.

Skuadra e Asllanit renditet aktualisht në vendin e katërt në kampionat me 59 pikë, gjashtë më pak se Trabzonspori i vendit të tretë.

Formë shumë të mirë po kalon edhe një tjetër mesfushor i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, i cili ishte vendimtar në fitoren 3-2 të Rizespor ndaj Konjaspor. Ai shënoi një gol dhe dha një asist, duke e çuar në 7 gola dhe 9 asiste bilancin e tij në 30 ndeshje këtë sezon, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.

The post Kristjan Asllani shkëlqen në Turqi, gol dhe asist në fitoren e Besiktas ndaj Gaziantep appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: