Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar këtë shtunë se Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës në mbledhje ka vendosur që Vjosa Osmani të jetë kandidate e LDK-së për presidente dhe ai kandidat për kryeministër.
“Në unanimitet të plotë LDK-ja nominoi propozimin dhe vendimin e Kryesisë përmes Këshillit të Përgjithshëm që në garën e ardhshme Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe unë të jem kandidat për kryeministër dhe t’i kemi me vete gjithsej 110 kandidatë të LDK-së që propozohen nga degët e LDK-së dhe jo vetëm,” tha ai.
“Në këtë drejtim të ofrojmë një platformë zhvillimore të brendshme, integruese jashtë që i kthen dinjitetin politikës kosovare dhe përfaqësimit të Kosovës”, shtoi ai.
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), të mbajtur të shtunën, partia në pushtet zyrtarizoi edhe një herë unanimisht Albin Kurtin si kandidat për kryeministër.
Kryeministri në detyrë, Kurti, synon një mandat të ri pas fitores së LVV-së në dy palë zgjedhjet e vitit 2025, fillimisht në shkurt dhe më pas në zgjedhjet e jashtëzakonshme të dhjetorit.
The post Abdixhiku: Osmani kandidate për presidente, unë kandidat për kryeministër appeared first on Euronews Albania.
