Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, Haradinaj jep detaje: Ardian Gjini kandidat për kryeministër

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje dhe detaje nga mbledhja e kësaj të hënë të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie. Haradinaj shkruan se gjatë mbledhjes kanë marrë disa vendimeve ndërsa kanë aprovuar kandidatin për kryeministër, Ardian Gjini dhe listën e kandidatëve për deputet.

Ai shton se ndër të tjera, diskutuan edhe për mobilizimin e degëve në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Sipas tij, AAK është gati për garën zgjedhore.

“Sot kemi mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, në të cilën morëm vendime të rëndësishme për rrugëtimin e mëtutjeshëm politik të Aleancës.

Në këtë takim, Këshilli i Përgjithshëm aprovoi me shumicë votash Ardian Gjinin, bartës së listës dhe mandatar për të udhëhequr me qeverinë e vendit që do të dalë pas zgjedhjeve, si dhe listën e kandidatëve për deputetë.

Pikë tjetër e rëndësishme ishte aprovimi i ndryshimeve statutare, të cilat do ta bëjnë Aleancën një organizatë edhe më dinamike, transparente dhe të hapur për proceset demokratike brenda saj. Këto ndryshime i paraprijnë Kuvendit Zgjedhor të Aleancës që do të mbahet më 24 maj, për të cilin u konfirmua se përgatitjet finale kanë përfunduar me sukses.

Gjatë mbledhjes, diskutuam edhe për mobilizimin e degëve në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

AAK është gati për garën zgjedhore dhe mbetet e përkushtuar që përmes listës së saj fituese, t’u ofrojë qytetarëve alternativën më të qëndrueshme për qeverisjen e vendit”, shkruan Haradinaj.

The post Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, Haradinaj jep detaje: Ardian Gjini kandidat për kryeministër appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: