Greqia dhe Turqia në “luftë” për origjinën e supës me të brendshme viçi

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Në Greqi besojnë se një tas me supë të bërë me të brendshme gjedhi mund t’ju shpëtojë nga ulçera në stomak, dehje nga alkooli dhe sëmundje të tjera të ndryshme — nëse jeni mjaftueshëm të guximshëm ta provoni.

Dhe Dimitris Tsarouhas, pronari i një restoranti në qytetin grek të Selanikut që specializohet në “patsa”, po përpiqet ta regjistrojë supën në UNESCO si një pjatë unike dhe tradicionale të Greqisë që i referohet kohës së poemës epike të Homerit “Odisea”.

Kjo ka shkaktuar një mosmarrëveshje të re me rivalin e vjetër, Turqinë, e cila gjithashtu e pretendon supën si të sajën. Grekët dhe turqit janë grindur për gjithçka që lidhet me kuzhinën, që nga kafeja, gjethet e mbushura të rrushit dhe madje edhe bakllavaja e famshme – trashëgimia e jetës nën sundimin shekullor osman.

Tani turqit janë të zemëruar që grekët po marrin meritën e vetme për një supë që ata e quajnë “iskelbe”, e cila sipas tyre ka qenë një element kryesor kulturor për shekuj me radhë.

Tsarouhas i tha Associated Press se ka përpiluar një dosje të madhe dhe të detajuar me ndihmën e një organizate kulturore lokale dhe Lena Oflidis, autores së librit të vetëm që përshkruan historinë e supës, në një përpjekje për ta përfshirë këtë delikatesë si pjesë të trashëgimisë kulturore të Greqisë.

The post Greqia dhe Turqia në “luftë” për origjinën e supës me të brendshme viçi appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: