Ish-kryeministri Pandeli Majko bën thirrje për protestë në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ish-kryeministri shqiptar dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, që kërkojnë përdorimin e gjuhës shqipe në provime.

Protesta e radhës pritet të mbahet më 18 maj në Shkup, në orën 16:30. Majko e ka cilësuar kërkesën për provime në gjuhën shqipe si një të drejtë themelore, duke kritikuar edhe deklaratat e kryeministrit maqedonas Hristijan Mickoski për konsultim me Komisionin e Venecias.

Sipas tij, protesta përfaqëson më shumë se një revoltë studentore, duke e konsideruar si një betejë për të drejtat dhe të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

The post Ish-kryeministri Pandeli Majko bën thirrje për protestë në Maqedoninë e Veriut appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: