Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos këtë të premte ka mbërritur në Prishtinë në vizitën e saj të parë në Kosovë. Ajo ka takuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryeministrin, Albin Kurti.
Kos kishte planifikuar një vizitë në Kosovë më 12 mars, por ajo u anulua për shkak të zhvillimeve politike në vend ku ish-presidentja Vjosa Osmani nxorri një dekret për shpërndarjen e Kuvendit.
Vizita e Marta Kos vjen në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ndërsa fokusi mbetet te procesi i integrimit europian dhe zhvillimet politike në vend.
Komisionerja europiane kishte planifikuar të vizitonte Kosovën edhe më 12 mars, por vizita ishte anuluar për shkak të situatës politike në atë periudhë, pas dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

The post Vizita në Kosovë, Marta Kos takon Haxhiun dhe Kurtin (FOTO) appeared first on Euronews Albania.
